Kryesore

Kurti: President helaq, sa godasim korrupsionin piskasin “Amelika, Amelika”!

14:31 - 28.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratave të një dite më parë të presidentit Thaçi. Ky i fundit e akuzoi atë se ka hyrë në dhomën e përgjimeve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.




Kurti akuzon Thaçin se kërkon të dëmtojë imazhin e SHBA në Kosovë dhe shton se ditët në vijim do të përcaktohet dekada e tretë e shekullit të XXI për Kosovën.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”- shkruan Kurti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha një ditë më parë në një emision televiziv se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK. Ai tha se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit dhe akuzoi Kurtin se ka kryer një vepër penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.