Kronikë

Vajza e tij u përfshi në aksident, babai polic tentoi të fshehë ngjarjen duke larguar makinën! Ja masa që u mor ndaj efektivit

10:55 - 08.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një efektiv policie është ndëshkuar pasi ka tentuar që të fshehë aksidentit e shkaktuar nga e bija e tij. AMP Vlorë-Gjirokastër ka ekzekutuar masën e sigurisë arrest shtëpie për efektivin, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.




AMP thotë se efektivi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

AMP Vlorë-Gjirokastër ekzekuton vendimin e gjykatës për punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet.

Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.