Kryesore

Ylli Merja: Kurimi i anemisë, më i thjeshtë se e kishit menduar

13:20 - 01.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Pasi u analizua mukusi i kërmillit për të parë sasinë e aminoacideve që përmban, pjesa tjetër ishte humin, përbërës kimik me ngjyrë të errët, që nuk tretet në ujë. Xheli përmban sasi të mëdha polisakaridesh, zinxhirë galaktoze. Përmbajtja e aminoacideve është: kryesisht përmban më shumë prolinë dhe glycine. Mukusi i kërmillit përmban acid uronik me shumicë, gjithashtu përmban hexosaminë, acetil, sulfate dhe mukopolisakaride. Gjithashtu, mukusi ka veti antiinflamatore, lubrifikuese, antibakteriale si dhe qetësuese, sedative. Akoma nuk është provuar ekperimentalisht pse kërmilli ka këto efekte pozitive në lëkurë, pasi nuk ka shumë studime për efektin e tij, por më shumë është studiuar efekti i tij nëse konsumohet si ushqim. Mukusi i kërmillit përmban acid hyaluronic, i cili ndodhet edhe tek vaji i helikrisumit, dhe është një përbërës kimik shumë i fuqishëm kundër rrudhave, ka aftësi rigjeneruese dhe hidratuese në fytyrë. Mukusi ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës së lëkurës e rigjeneron kështu të çarat në lëkurë, plagët dhe largon radikalet e lira. Sipas eksperimenteve të ndryshme pasi është analizuar komplet trupi I kërmillit përmbajtja është: Ujë rreth 80%, proteina 10-16%, lipide 0.9%, karbohidrate varion nga 0.5 në 4.5% në varësi të llojit të gjallesës, dhe hi afërsisht 1-2%. Përmbajtja e proteinave tek kërmilli është shumë e lartë krahasuar me masën e tij trupore si dhe përmban kolagjen me shumicë, prandaj edhe rigjeneron lëkurën e fytyrës dhe nëse konsumohet rigjeneron indet e trupit. Përmbajtja biokimike e kërmillit është: mineralet me shumicë janë calcium, magnes, dhe fosfor. Magnezi ndodhet në shumë reaksione kimike në organizëm, prandaj është shumë i domosdoshëm për qelizën për tu marrë çdo ditë me anë të ushqimeve. Në pakicë janë bakri me 20% të nevojave ditore të organizmit, 3.5mg hekur dhe zink. Por gjithashtu përmban edhe Selenium, i cili ndihmon në luftimin kundër qelizave kancerogjene në organizëm dhe lufton sëmundjet e zemrës, ndërkohë që theksohet fakti se ka në përbërje edhe omega 3 me shumicë e vitaminën A (e rëndësishme për shikimin), vitaminë E për një lëkurë të shëndetshme, por pa harruar edhe prezencën e vitaminës B1, B3, B6, dhe B 12. Vitamina E ndodhet edhe tek mukusi që çliron kërmilli prandaj është shumë efektive në rigjenerimin e lëkurës. Gjithashtu kërmilli nuk ka fibra dhe ka yndyra të larta, megjithëse këto janë pozitive.




Përdorimi
Disa njerëz e përdorin mukusin e kërmillit për të trajtuar të ftohurën dhe për të përgatitur substanca të ndryshme shëruese. Por përveçse përdoret për arsye shëndetësore, shumë njerëz e konsumojnë për të parandaluar arterosklerozën, hemorroidet dhe konstipacionin. Gjithashtu, ndihmon në kurimin e anemisë tek pacientët duke qenë se është i pasur në hekur, kalcium, amino acide, fosfor dhe proteina. Ndaj dhe nuk është çudi që gratë shtatzëna e zgjedhin si ushqim. Në Shqipëri, kërmilli më i njohur është Helix lucorum, ose kërmilli turk. Shumë nga kërmijtë që mbushin tregun evropian gjenden në shkurre, pyje dhe buzë lumenjve. Kërmilli është pjesë e gastropodeve, dhe pjesë e molusqeve e kategorizohet në dy lloje: ai që jeton në tokë dhe tjetri në ujë. Ata e ndjejnë ambientin përreth me anë të tentakulave, dhe kontrollojnë nëse është e sigurt për të lëvizur në mjedisin ku qëndrojnë. Në majën e tentakulave janë sytë e kërmillit, ndërsa buzët janë direkt midis tentakulave më të shkurtra, dhe pas buzëve më poshtë është goja. Kërmilli e lëshon mukusin kur është i frikësuar ose në mjedis të panjohur, pasi mukusi përmban disa helme që i largon insektet.

Vlerat shëruese
Merrni 4-5 kërmij dhe i vendosni në një pjatancë në të cilën keni hedhur sallatë, rukola ose gjethe të ndryshme barishtesh të njoma. Duhet t’i lini për rreth një orë së bashku me sallatën dhe më tej t’i hiqni e t’i vendosni mbi fytyrë. Shumë shpejt do të vini re që lëkura juaj do të bëhet më e lëmuar, e ky është procesi që kërmilli realizon në zvogëlimin e këtyre rrudhave dhe luftimin e tyre brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Po i njëjti trajtim mund të vlejë për të gjithë ata individë që kanë puçrra në fytyrë ose mund të përdoret edhe në rastet kur fëmijët e vegjël kanë infeksione të lëkurës e iu krijohen masa të qelbëzuara deri në përmasën e një kokrre lajthie, që mbushen me stafilokokë. Nëse vendosim mbi këto puçrra kërmijtë, atëherë do të fillojë të veprojë proteina e mukusit që është e pasur me lëndë biologjike aktive. Brenda 2-3 ditësh të gjitha puçrrat do të jenë zvogëluar ose do të jenë mënjanuar plotësisht. Ndërkohë rekomandohet që pacientët që vuajnë nga dhimbjet e kockave dhe të kyçeve të përdorin kremin e kërmillit pasi në të gjitha rastet e tharjes së lëngut synovial, ky krem do të ndihmojë në shtimin e këtij lëngu e qetësimin e dhimbjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.