AKTUALITET

Panik tek “Komuna e Parisit”/ Përfshihet nga flakët vila 4-katëshe (Fotot nga vendngjarja)

19:54 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një vilë 4-katëshe në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi”. Burime zyrtare nga policia thanë se zjarri përfshiu papafingon e një vile 4-katëshe, ndërkohë që u bë e mundur evakuimi në kohë i personave që banonin në të.




‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet e rënda që vijnë nga vendi i ngjarjes, ku shihen flakët gjigande të cilat kanë dalë mbi çati, ndërsa e gjithë zona është ‘pushtuar’ nga tymi i zi. Kjo ka shkaktuar panik edhe tek banorët e zonës.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur dhe shuarja e zjarrit, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale në vilën 4-katëshe. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.