Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Shënohen 4 viktima e 118 raste të reja në 24 orët e fundit

16:25 - 23.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maqedonia  e Veriut në 24 orët e fundit konfirmoi 118 raste të reja me COVID-19, duke arritur në 5311 numri total i të infektuarve .




Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njoftoi se rastet e reja janë konfirmuar:  55 në Shkup, 9 nga Kumanova, 20 nga Tetova, 1 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 4 nga Prilepi, 2 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 9 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 2 nga Strumica, 5 nga Resnja dhe nga një në Shën Nikollë dhe Kërçovë.

Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës katër persona të tjerë nga Shkupi humbën betejën me COVID-19.

Ndërsa bëhet me dije se janë shëruar 74 pacientë, prej të cilëve 37 janë nga Shkupi, 24 nga Tetova, 5 nga Prilepi, 3 nga Shtipi, 4 nga Gostivari dhe 1 nga Velesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.