Sociale

Punonjësit e transportit publik protestojnë për plotësimin e kushteve, shoqërohen 5 persona

10:55 - 24.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqata e Transporti Publik ka dalë sot  në protest, pasi kërkojnë plotësimin e disa kërkesave kryesisht financiare.




‘’Nuk ia kemi dalë fare. Ato pagën e luftës siç e morëm e lamë në drita dhe ujë. Duam një ndihmë financiare të dytë. Siç mori biznesi 3 paga. Ne 40 mijë lekë për 5 muaj. ‘’- tha një punonjës.

Por Policia nuk i ka lejuar që të afrohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duke i thënë punonjësve se nuk lejohen tubime të paligjshme. Protestuesit janë ndaluar tek Sheshi Skënderbej ku dhe janë shoqëruar 5 persona.

‘’Kemi dalë për të protestuar, për bukën e kalamajve. ‘’- shtoi një tjetër punonjës.

Gazetari Erion Skëndaj raporton se edhe pse janë të lejuar të punojnë punonjësit e transportit urban kërkojnë ndihmë shtesë financiare dhe kanë refuzuar sot të punojnë.

‘’Kryeministri të marrë masa sa më parë për transportin urban. S’ka mundësi. Atë e keqinformojnë se po ta dinte këtë gjë do i jepte zgjidhje.’’- shtoi një tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.