Kryesore

Kryeministri Rama në Kuvendin e Kosovës, takim me kryeparlamentaren Osmani

16:23 - 29.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani. Ai ndodhet në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillohet takimi, në të cilin merr pjesë edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.




Siç vihet re edhe nga fotoja e mësipërme, në Kuvend, të vetmit pa maskë janë Rama dhe këshilltari i tij. Ndërkaq, në orën 17:00 Rama do të takojë edhe kryetarin e VV-së Albin Kurtin dhe në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Pak orë më parë, përmes një postimi në Twitter, Rama sqaroi arsyen e vizitës së tij dyditore:
“ NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.