Kronikë

U gjet pa shenja jete në breg të lumit Shkumbin, policia: Na ndihmoni ta identifikojmë 65-vjeçarin

13:40 - 29.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë policia njoftoi vdekjen e një shtetasi, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin. Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.




Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.