Sociale

Xhaxhai i vajzave që u vetëflijuan: Dikush i mësoi si të lyenin trupin me parafinë

13:21 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhimitraq Paskali, xhaxhai i Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi në Kombinat, nxori në dritë detaje tronditëse nga rrëfimet që kishte bërë mbesa e tij.




Në një interviste telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 tha se pavarësisht faktit se kishte tentuar që të pyeste mbesën e tij për personat me kostum serioz të zinj që hynin në banesën e saj, kjo e fundit ka refuzuar që të flasë, ndërsa shton se dikush i ka mësuar të lyenin trupin me parafinë.

“Për atë shqetësohem. Nuk flet për ata ajo. Nuk i zë në gojë ata. Deri sa është lyer trupi i vajzës me parafinë, dikush e ka dhënë këtë mësim. Ajo më porosit që varrimi të bëhet i rregullt dhe më tha; do t’i vësh trëndafila të kuq e të bardhë. Këtë detyrë do e ketë marrë nga nëna e saj. Këtë porosi si ka nga vetja.”, tha xhaxhai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.