Kryesore

Halit Valteri: Të shkrihet Avokati i Popullit, paguhet pa bërë asnjë punë

11:47 - 09.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Halit Valteri, deputeti i opozitës parlamentare, është shfaqur i nervozuar me përfaqësuesen e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca teksa ka propozuar edhe shkrirjen e këtij institucioni.




Valteri ka bërë të ditur se në 3 vitet e fundit Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë, sa kur vjen koha për raportimin vjetor në Kuvend nuk ka se çfarë të thotë.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që 1.3 milionë euro për Avokatin e Popullit të shkojnë për projekte të tjera serioze, si shkolla, kopshte e çerdhe.

“Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë. Në 3 vite është shumë larg pritshmërive. Ka një administratë të politizuar me njerëz partiakë. Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë. Për dieta, për udhëtime, për qejfe duhet të shkojnë lekët?

Këtë nuk duhet ta pranojmë. Nga 2017, zotëria që mbrapa e përdori këtë institucion për qokë, për mikun e tij, sikur e thotë ai për Bashën. Ku ishte Avokati i Popullit kur qytetarët ikën nga sytë këmbët nga varfëria, eksodi ishte me shifra tronditëse. Në realitet Avokati i Popullit nuk është institucion i pavarur. Kur ra tërmeti avokatja e popullit ishte në Bogota të Kolumbisë, por nuk e ndërpreu vizitën. Do të ishte më e udhës të shkrihej dhe një 1.3 mln euro qeveria t’i shpenzonte në projekte serioze dhe mos ia akordojë”, – u shpreh Valteri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.