Aktualitet

COVID-19/ Tritan Shehu: MSH vë në dyshim besueshmërinë e testimeve të saj

15:40 - 12.07.20 gsh

Gjatë ditëve të fundit Shqipëria po përballet me rritje të numrit të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19. Për situatën në të cilën ndodhemi ka reagur dhe ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, i cili shkruan se Ministria e Shëndetësise vë në dyshim besushmërine e testimeve të saj.



Ndër të tjera, Shehu akuzon qeverinë, pasi sipas tij nuk ka asnjë strategji për situatën nga COVID-19.

POSTIMI I SHEHUT

“Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur” Komiteti në konfuzion, Ministria e Shëndetësise vë në dyshim cilësine e testimeve të saj!

Asistenca nderkombetare e domosdoshme ne keto kushte, kur:

– Shifrat e pakta zyrtare per perhapjen e pasojat e Covid jane tej alarmit, jemi nen nje mungese transparence, pa strategji, me nje Komitet qe pas dy muajsh belbezoi perdorimin e maskave, qe deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen ne “fazen e transmetimit komunitar” (te jashte kontrollit)… jemi dhe me nje Qeveri te paralizuar!

– Ndersa Kryeministri ka “harruar” fjalen Covid kur pak muaj me pare ishte i “kudo e kurdo ndodhur” ne betejen e tij te deshtuar me tanke e avione, ne vend te nje strategjie inteligjente kunder nje virusi, vecse duke terrorizuar qytetaret.

—Por “cudite” peshtjelluese nuk mbarojne, ndersa vazhdojne te mbahen te bllokuara te gjitha laboratoret e vendit Ministria e Shendetesise ve ne dyshim besushmerine e testimeve te saj, te vetmet te lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhene nje te tille vetem 70% e duke shpallur ne keto kushte si strategji te mbrojtjes se spitaleve mos testimin e gjere!!!

Mos valle ne vazhdojme te perdorim akoma kitet kineze ne PCR, kur kitet e reja perendimore kane sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po ne imunologji, cilat jane kitet e vetme qe perdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni perkates?!

Ne keto e te tjera kushte te rrezikeshme tashme ne ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i nje strategjie inteligjente e implementimi i saj, gje e cila imponon nje asistence profesionale e logjistike nderkombetare te qendrueshme ne terren, mundesisht italiane, qe nuk do te mungoje nqs kerkohet.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE