AKTUALITET

Punohet intensivisht në Doganën e Kapshticës, ulet ndjeshëm numri i shqiptarëve që udhëtojnë drejt Greqisë

20:30 - 14.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ulur ndjeshëm numri i shqiptarëve që udhëtojnë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës drejt Greqisë.Gazetarja Lorena Kodra raporton se fluksi i udhëtarëve që arriti deri në 4 kilometër i gjatë, është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme.Kjo, falë punës intensive të palës shqiptare, por edhe asaj greke.




Të dyja palët kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme, pala greke me 6 sportele, ndërsa ajo shqiptare me 4 të tilla.

Prej dy ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u krijuan radhë të gjata mjetesh dhe udhëtaresh të cilët kanë pritur mbi 5 orë në tokën shqiptare, varg kilometrik që kalonte edhe fshatin e Kapshticës.

Ajo cfarë bëhet e ditur nga burime pranë pikës doganore është se nje pjesë e qytetarëve janë kthyer mbrapa për arsye të mos-plotësimit të dokumentacionit online në portalin e vendosur pikërisht për kalimin e shtetasve shqiptarë drejt territorit grek.

Shkak i rradhëve dhe i pritjeve të gjata është vendimi i qeverise greke për karantinimin e detyruar 1 javor si dhe testi i COVID-19 pas datës 16 Gusht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.