LIFE STYLE

Si të mbajmë maskën mbrojtëse në temperatura të nxehta

10:47 - 14.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbajtjen e maskës në ambiente dhe hapësira publike është bërë tashmë e detyrueshmë, për të parandalur përhapjen e COVID-19.  Por, në temperaturat e verës duket se mbajtja e tyre me është e vështirë. Megjithatë ja disa këshilla për ta bërë mbajtjen e maskës më komode:




Zgjidh maskën e duhur

Përzgjidhe maskën me materiale që lejojnë frymëmarrjen. Maskat kirurgjikale bojëqielli i mbrojnë qytetarët nga virusi por nuk janë më të mirat kur vjen puna tek frymëmarrja dhe freskia.

Maskat e pambukut janë më të lehta për të marrë frymë, por ato rrezikojnë të lagen, ndaj e mira është që nëse përdorni maska pambuku, të mbani një rezervë me vete.

Zgjidh ngjyrën e maskës

Edhe ngjyra e maskës ndihmon. Mundohu të përdorësh maskë me ngjyrë të hapur në publik, pasi ngjyrat e errta tërheqin më shumë dritën e diellit dhe të ngrohtin duke penguar frymëmarrjen.

Përshtat rutinën e trajtimit të fytyrës

Dermatologët këshillojnë mos përdorimin e tualetit dhe vendosjen vetëm të kremit mbrojtës nga dielli në lëkurë.

Maska nuk e mbron fytyrën nga rrezet UVA dhe UVB të diellit, ndaj një krem me faktor mbrojtës dhe hidratues është zgjedhja më e mirë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.