BLUETOOTH

Olta Boka flet për kilet e tepërta: Shoqëria më ushtron presion për standardet e bukurisë

18:00 - 19.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak kohë më parë Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja shpesh ndan rutinën e saj me vogëlushen, por duket se këtë herë nëpërmjet një postimi ajo ka folur pa komplekse edhe për kilet e shtuara  “Te kjo foto shoh perëndimin, si dhuratë nga Zoti, për të ëmbëlsuar mbylljen e ditës me ngjyrat më të sheqerosura. Shoh karrocën si motivin për të filluar një tjetër dite të mbushur me ngjyra, por nuk më shpëton nga sytë as vetja. Shoh një version të ndryshuar, patjetër të përmbushur, e me zemrën duke shpërthyer nga kënaqësia, por edhe me disa kg të shtuara kokëforta për 2 muaj.




Shoqëria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurisë dhe nuk e mohoj që ndonjëherë e kam venë në diskutim nëse do të mundem të rikthehem në peshën e mëparshme. Por unë kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinën, kujdesin që tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik që shumë shpejt kg nuk do të jenë me një “shqetësim” për mua. Për momentin zgjodha të shijoj çdo sekondë më të voglën time, sepse e di që koha kalon shpejt e do të më marrë malli për këto momente të pakthyeshme. E nëse kilogramët janë e keqja kokëfortë që erdhi më të mirën dhe bekimin, mund edhe të qëndrojnë aty përgjithmonë”, ka shkruar Olta krah postimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.