SHËNDET

Studimi: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

10:05 - 27.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi.




Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës. Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.

Disa studime, të cilave u referohet agroweb.org sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës. Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar  përfitimet kryesore që ofron ky vakt.

Sipas nutricienëve, të cilëve ju referohet ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës. Nëse njeriu është më pak i uritur, atëherë ai nuk do të joshet nga ushqime të tjera të shpejta e me kalori. Sakaq, nëse hiqni dorë nga mëngjesi rregullisht do të vështirësoni performancën tuaj fizike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.