LIFE STYLE

Si ta largosh mërzitjen me metodën e ’90 sekondave’

14:50 - 28.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

90 sekonda dhe mërzitja kalon. Nuk është një lojë sociologjie, por një terapi e vogël dhe efikase e sugjeruar nga filozofja Elsa Punset, eksperte në menaxhimin e emocioneve, përmes një testi shumë të dobishëm.




Si ta kalosh këtë gjendje

Para se ta aplikosh këtë sugjerim, është mirë të përcaktoni kategorinë e humorit të keq. Të mos e ngatërroni për shembull me depresionin, i cili ka nevojë për një terapi specifike.

Sidoqoftë, kjo gjendje, nëse përsëritet shpesh, mund të sjellë pasoja negative. Mund të mos pëlqeni veten, të mos ndiheni rehat, të lodheni nga kontaktet me të tjerët, të bëheni të ndjeshëm. Të gjitha mundësitë ju çojnë në një rrugë qorre.

Si të eliminohet kjo gjendje sa më shpejt?

Përse 90 sekonda? Sepse është koha gjatë së cilës, normalisht na pushon një emocion negativ dhe trupi ka nevojë pikërisht për një minutë e gjysmë përpara se të prodhojë hormonin e stresit dhe më pas të kthehet në gjendjen e normalitetit.

Në këto 90 sekonda duhet të përqëndroheni, pa u menduar, për të mirëpritur pikërisht emocionin negativ, gjendjen shpirtërore të errët. Duhet ta pranojmë dhe të mos e hedhim poshtë këtë ndjenjë. Më pas, sapo të fillojë të ulet intensiteti, mjafton të mendojmë për gjërat e bukura që na kanë ndodhur së fundi dhe në pak minuta, kimia negative që është gjeneruar, fshihet. Gjendja e humorit të keq kaloi. Gjithçka vetëm në 90 sekonda./living.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.