Kryesore

Rama- Metës: Krim zgjedhor është dhe përfshirja e Presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë

17:08 - 15.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin e presidentit Ilir Meta, ku sillte në vëmendje shembullin e dorëheqjes së Presidentit të Kirgistanit pas protestave masive kundër rezultatit të zgjedhjeve të manipuluara.




Përmes një reagimi në ‘Twitter ‘Rama i kujton Metës se krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë. Mes të tjerash Rama pohoi se futja e presidentit në lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL është sipas tij krim mendor.

REAGIMI I RAMËS

Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL ër të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!

MESAZHI I METES

Duke dhënë një mesazh të fortë, Kreu i Shtetit shkroi sot se autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë.

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë! ”, shkroi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.