BOTA

“Më plagosën, po trajtohem në spital, jam infektuar dhe me Covid-19”, profesori habit me email-in: Nëse jam gjallë, provimi do të bëhet

18:06 - 20.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emaili i një profesori, i cili shprehet se ai duhej të anulonte orën e mësimit sepse u qëllua, ishte infektuar me COVID-19 dhe ishte në proçes divorci bëri xhiron në rrjet.




Përdoruesi i Tëitter @decentbirthday shpërndau mesazhin e dërguar nga mësuesi i gjuhës angleze Patrick Wilson të hënën e kaluar, duke shkruar: “Sapo kam marrë  këtë email nga një prej profesorëve të mi”.

‘Për fat të keq, unë duhet të shtyj provimin dhe të anuloj  mësimin ditën e enjte. Përkundër dëshirës time, por unë jam qëlluar dhe po trajtohem në spital, ‘shkruhet në email.

”Unë gjithashtu jam i infektuar me Covid-19 dhe madje jam në proces divorci. Nëse jam gjallë, provimi do të bëhet të hënën e javës tjetër. Vazhdoni të mësoni  dhe mos harroni të kontrolloni ID-të tuaja! ‘’

Postimi është shpërndarë më shumë se 133,000. Menjëherë pasi mesazhi u bë viral, profesori besohet se u ka dërguar një mesazh studentëve  duke i siguruar se ai do të bëhet mirë.

“Emaili im i fundit u bë viral në internet. Dua t’ju them se jam mirë dhe simptomat e Covid janë të lehta.Provimi do të behët ditën e hënë,  pres nga  ju të mos më mashtroni, siç bëri gruaja ime. Ju uroj fat të gjithëve”.

Ka pasur dyshime për vërtetësinë e emaileve dhe të vete personit në fjalë, por  duket se ekziston një profesor anglez me emrin Patrick Wilson i cili jep mësim në College Pines Technical College, por është e paqartë nëse është ai që qëndron pas emaileve të pretenduara.

1 23 34584368-8856693-image-a-50_1603138575646 ss
<
>

Por gjërat u bënë edhe më të çuditshme kur një grua me emrin Alice pretendoi se ajo ishte gruaja e profesor Wilson.

“Si gruaja e Patrick, unë dua të them se ndarjet janë të vështira për të gjithë. Unë  e kritikoj se ai ka ndarë fakte nga jeta jonë private me studentët e tij’. Shumë njerëz e pyetën nëse ishte ajo që  kishte qëlluar profesor Ëilson, por ajo refuzoi të shpjegonte se çfarë ndodhi apo nëse ishte e përfshirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.