SHËNDET

Arsyet pse mund të flisni në gjumë, si mund ta kontrolloni këtë

20:44 - 22.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të flasësh në gjumë është shumë e zakonshme. Studimet kanë zbuluar se deri në 66% e njerëzve kanë përjetuar episode duke folur gjate gjumit në një moment të jetës së tyre. Megjithëse të folurit në gjumë është zakonisht i padëmshëm dhe nuk kërkon ndonjë trajtim mjekësor, në fakt ka disa arsye përse ndodh.




 

Gjenetika

Studimet kanë treguar se gjenetika luan një rol të rëndëishëm dhe se shpesh binjakët përjetojnë biseda gjatë gjumit. Disa studiues kanë treguar se fëmijët që flasin në gjumë, kanë shumë të ngjarë ta kenë trashëguar këtë zakon nga prindërit.

 

Mungesa e gjumit

Ekspertët besojnë se shumica e njerëzve flasin në gjumë, kur janë të stresuar ose nuk kanë fjetur mjaftueshëm. Kur nuk pushojmë mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë në truri dhe sigurisht në cilësinë e gjumit.

 

Çrregullimet e gjumit

Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit kanë më shumë gjasa të mërmërisin kur flenë. Mjekët besojnë se ekziston një lidhje midis somnilokisë, ecjes në gjumë dhe ëndrrave të këqija.

 

Medikamentet e ndryshme

Shumë ilaçe kanë efekte anësore dhe për pasojë mund të ndikojnë tek gjumi, duke shkaktuar çrregullime si të folurit por gjithashtu ndikojnë dhe në kontrollin e muskujve gjatë gjumit. Disa ilaçe të përdorura zakonisht, si antidepresivë të caktuar, mund t’ju bëjnë të flisni gjatë gjumit.

 

Si të kontrolloni të folurën gjatë gjumit

Nuk ka asnjë trajtim që mund t’ju vijë në ndihmë por me ndryshimin e disa zakoneve mund ta vendosni nën kontroll këtë zakon: Shmangni vaktet e rënda para se të shtriheni për të fjetur, shmangni kafeinën gjatë pasditeve apo në mbrëmje si dhe përdorni një shtrat komod


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.