BOTA

Suedia me numër rekord ditor të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

21:00 - 27.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Strategjia pandemike e Suedisë ka tërhequr vëmendjen globale, me shtetin që regjistroi 1,870 raste të reja të coronavirusit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik.




Kjo rritje krahasohet me 1.698 raste të larta ditore në fund të qershorit. Agjencia tha se kulmi gjatë pranverës ishte ndoshta shumë më i lartë, por nuk kishte testime të mjaftueshme.

Numri zyrtar i të vdekurve në këtë vend është në rënie me 15 raste që nga e premtja, me një total prej 5,918 njerëzve që kanë vdekur, raporton thelocal.

Asnjë shpjegim nuk u dha për këtë zvogëlim, por numri i vdekjeve u ndryshua më herët pasi u përcaktua shkaku aktual i vdekjes.

Shkalla e vdekshmërisë për frymë në Suedi është disa herë më e lartë se në fqinjët e saj nordik, por më e ulët se në disa vende të mëdha evropiane, të tilla si Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.