Sociale

Prej 7 vitesh në kampin Al-Hol në Siri, Elona Shuli arrin të komunikojë me familjarët. Zbardhet biseda me familjarët

18:05 - 29.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elona Shuli, e cila jeton më familjen e saj në një nga kampet më famëkeqe të njëra nga mbesat e familjes Shuli në Zagorcan të Pogradecit, ka arritur të komunikojë me një nga familjarët ditën e sotme.




Vajza ka komunikuar me anë të aplikacionit Ëhatsapp me kushërirën e saj më të cilën shkruhet se “Nëse me kapin do vij”, çka tregon dëshirën e saj për t’u kthyer në atdhe pranë gjyshërve të saj.

7 vite më parë Krenari djali i familjes Shuli së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat (Elonën dhe 2 motrat e saj) u larguan drejt kampit Sirian. Ndërsa atje lindën dhe një djalë, ndërkohë që Elonën e martuan. Mësohet se nga kjo martesë Elona lindi një fëmijë. Prej 4 vitesh Krenar Shuli është vrarë, ndërsa bashkëshortja e tij, Adelina është zhdukur duke lënë jetim dhe në kushte të vështira 4 fëmijët e tyre në kampin Al-Hol në Siri dhe nipin.

Ndërkohë, Elona ka shkëmbyer mesazhe dhe me tezen e saj ditën kur ushtarët shqiptarë kanë qenë në kampin e Al-Hol-it. Pas këtyre mesazheve Elonën e kanë lëvizur në një tjetër çadër dhe për pasojë ajo nuk u gjet nga ekipet e shpëtimit. Pak ditë më parë gjyshërit e 5 fëmijëve apeluan në “Neës24’ për ndihmë, ndërsa i bënë thirrje shtetit që t’i sjellë ata në Shqipëri. Kujtojmë se të martën 4 fëmijë dhe një grua u riatdhesuan nga kampi i Al-Holit në Shqipëri.

1 2 3
<
>

Lorena Kodra

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.