LIFE STYLE

Gabimet që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

19:31 - 05.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kujdesi për fytyrën është jetësor. Me kalimin e kohës, gratë gjithnjë e më shumë po i kushtojnë rëndësi rutinës së duhur të bukurisë. Sidoqoftë, ekzistojnë disa zakone që shumica prej nesh mund t’i bëjë çdo ditë që ndikojnë negativisht tek shëndeti i lëkurës.




Flini pa hequr make up-in

Kur nuk hiqen, mbetjet e make up-it depërtojnë në lëkurë, duke bllokuar poret. Lëkura nuk merr “frymë”, në këtë mënyrë nuk rinovohet dhe nxit shtimin e rrudhave. Një pastrues i mirë i make up-it para gjumit është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet edhe në ditët kur përdorni make up minimalist.

Nuk përdorni krem hidratues

Kremi hidratues duhet të aplikohet çdo ditë, pavarësisht nëse keni lëkurë të thatë apo tepër të yndyrshme. E mban lëkurën të hidratuar gjatë gjithë ditës duke parandaluar rrudhat dhe vijat e holla.

Aplikoni krem kundër diellit vetëm në verë

Mbrojtja nga dielli është çelësi për një lëkurë sa më të shëndetshme. Sa herë që jeni ekpozuar ndaj rrezeve të diellit, lëkura duhet të “punojë” për të luftuar njollat dhe rrughat. Përdorimi i përditshëm i kremit të diellit me një indeks të lartë mbrojtjeje është i domosdoshëm edhe në dimër.

Mungesa e hidratimit

Uji ndihmon në ruajtjen e funksionimit të qetë të të gjitha sistemeve të trupit. Gjithashtu, kur keni hidratim të mjaftueshëm, lëkura do të duket gjithmonë e re dhe e bukur. Pavarësisht nga pesha, duhet të pini të paktën 2-2.5 litra në ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.