BLUETOOTH

Trejsi “dorëzohet” në gjetjen e një partneri, modelja mbetet single

14:47 - 21.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trejsi Sejdini është një ndër vajzat më të përfolura në showbiz-in tonë. Pas ndarjes nga Leonard Duka, duket se jeta e saj ndryshoi plotësisht. 20-vjeçarja që ishte e rrethuar nga luksi dhe paratë, duket se u shndërrua kur partneri i saj u shpall në kërkim. Menjëherë Trejsi vendosi të largohej nga Shqipëria, për të provuar famën në SHBA. Por duket se gjërat nuk ecën ashtu si ajo i kishte menduar dhe bukuroshja u rikthye shpejt në vendin e saj. Tashmë pa mbështetjen e të dashurit dhe jetën që ishte mësuar të bënte, modelja ka rinisur në jetë të re.




Në rrjetet sociale, ajo nuk i ndal provokimet me pozat seksi, duke treguar se tashmë është single dhe do të dalë veç me veten e saj. Ne s’kemi asnjë dyshim që të shumtë janë meshkujt që duan të kenë një lidhje me Trejsin, por duket se tashmë ish-missi do përpiqet të jetë më selektive në zgjedhjen e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.