SHËNDET

Sekreti për ta bërë kafenë tuaj më të shëndetshme

11:59 - 23.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeni një person që nuk e nisni ditën pa kafe apo mendoni se është një zakon i keq që nuk duhet ta ndiqni? Edhe pse shumë njerëz mendojnë se nuk mund të ketë ndikim të mirë, ekspertët theksojnë se konsumimi i kafesë mund të ketë përfitime shëndetësore.




“Për gati një dekadë, studimet kanë treguar vazhdimisht përfitimet e konsumimit të kafesë që përfshin një mëlçi më të shëndetshme, si dhe një rrezik të zvogëluar të kushteve të lidhura me trurin”, thotë nutricionisti Kristin Kirkpatrick. Sigurisht, studimet i referohen kafesë së pastër dhe të zezë, por ka disa sekrete që mund ta bëjnë kafenë tuaj më të shëndetshme.

Shtoni aromë natyrale

Nëse e teproni me sheqerin, kafeja juaj lehtë mund të shndërrohet në një “bombë” kalorish. Për të mos ndodhur kjo, por edhe për të pirë një pije të shijshme, shtoni disa pika ekstrakt të pastër vanilje ose spërkasni pak kanellë. Kanella, në veçanti, ka disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. “Kanella është vërtetuar se ruan nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak”, thonë ekspertët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.