SHËNDET

Studimi: Kjo është mënyra e duhur për t’i pastruar duart

14:42 - 27.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa studiues nga Universiteti Rutgerskanë zbuluar se përdorimi i sapunit antibakterial, i cili përmban një përqind dezinfektues kloriksenol, nuk është më efektiv sesa një sapun normal.




Vitin e kaluar, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve lancoi një raport, ku thuhej se sapunët antibakterial nuk janë më të mirë dhe se mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

“Njerëzit duhet të ndjehen komod kur i pastrojnë duart, ndërsa sa i përket efikasitetit, ky studim tregon se temperatura e ujit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë”, u shpreh bashkëautori i këtij studimi, Donald Schaffner, profesor dhe hulumtues i shkencave të ushqimit në universitet.

Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve rekomandon t’i pastroni duart me ujë të çfarëdo temperature për 20 sekonda. Mirëpo, ky studim i ri thotë se edhe për vetëm 10 sekonda ju mund t’i hiqni dukshëm bakteret nga duart.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.