SPORT

Klubi bardheblu në sulm për një tjetër lojtar. Tirana e pandalshme në merkato

09:32 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eljon Sota kriset me Apoloninë – Këto ditë kanë ndodhur skena të pazakonta te klubi fierak i Apolonisë. Mësohet se klubi ka kontaktuar me 10 lojtarë dhe të gjithë kanë refuzuar të bashkohen me skuadrën. Ndoshta sepse sipas tyre, klubi i largon shpejt lojtarët e rinj. Sipas “Panorama Sport”, futbollisti Eljo Sota është bërë çështje. Ai prej kohësh mbante shiritin e kapitenit, por tani është parë që nuk e ka më këtë post si udhëheqës i skuadrës. Ka zëra se vetë klubi ka vendosur që ai të mos jetë më kapiten për shkak se ka refuzuar rinovimin e kontratës. Sota është i vetmi lojtar që në dy sezone, i ka minutat e plota në këmbë dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë të vetme. Lojtari e ka përgënjeshtruar lajmin që arsyeja ishte mosrinovimi i kontratës, duke thënë se ky ishte vendim i presidentit pas ndeshjes me Kukësin. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë. Tirana është klubi i interesuar për 22-vjeçarin Sota dhe ndoshta e kanë joshur me ofertat e tyre. Nuk dihen se cilat janë arsyet brenda klubit, por është parë që Sota nuk e ka më shiritin në krah që pas 5 dhjetorit në humbjen me Kukësin. Tirana është një prej klubeve më aktive këtë merkato, ndoshta nga vendi i tyre jo i përshtatshëm në renditje, dhe ndaj janë vënë në lëvizje. Përveç klubit kryeqytetas, skuadra e Bylisit ka bërë një afrim tjetër. Bëhet fjalë për kongolezin Lionel Samba. Ai luan si mbrojtës dhe e ka nisur karrierën e tij në Francë e më pas ka kaluar në Bullgari. Ai ka thënë se dëshiron të bëhet një futbollist i madh dhe ka ëndërr të luajë në Angli, Belgjikë dhe Portugali. Samba e sheh Mamadu Sako si një model për karrierën e tij. Nga ana tjetër, edhe Skënderbeu ka bërë disa lëvizje. Së fundmi është afruar Vangjel Zguro si lojtar me eksperiencë. Ai është shprehur se e ka shtyrë emri i Skënderbeut për t’iu bashkuar skuadrës dhe ka si qëllim nxjerrjen e klubit nga zona e ftohtë e renditjes. Zguro i ka bërë thirrje ekipit që të luajnë sa më fort në ndeshjen e radhës dhe është optimist se do të arrijnë ta mundin Partizanin.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.