BOTA

COVID-19/ Ulet numri i të infektuarve në Itali, raportohen 337 viktima

20:10 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë bërë me dije se janë regjistruar 8.824 raste të reja nga 158.674 tamponë të kryer.




Nga të dhënat e buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, Italia duket se ka një përmirësim të situatës të pandemisë në 24 orët e fundit për herë të parë pas shumë javësh.

Gjithashtu, mësohet se në orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 377 persona, po aq sa ishin dhe një ditë më parë.

Numri i personave të shtruar në spitale është rritur me 41 pacientë në terapi intensive dhe 127 pacientë në repartet e tjera COVID.

Prej fillimit të pandemisë Italia shënon  2.390.101 të infektuar dhe 82.554 viktima.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.