BOTA

VIDEO/ Të burgosurit hapën tunelin që të arratiseshin, por përfunduan në dhomën ku stërviteshin policët

08:52 - 25.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Titullin e arratisjes më të pasuksesshme në histori e meritojnë të burgosurit në Venezuelë, të cilët pasi hapën tunele dhe kaluan muret e burgut, u përpallën me një grup prej 30 policësh që po ushtroheshin jashtë burgut.




Në videon në të cilën është regjistruar arratisja e dështuar, shihen disa nga 20 të burgosurit që morën pjesë në të arratisje, por që u kapën mat.

Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar e të burgosurve i shtyu ata të hapnin tunelin drejt zonës së stërvitjes në selinë e policisë në qytetin venezuelian Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.