Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të riçelë pjesërisht hetimin për rastin e Ergys Kolaverit, i dyshuar për atentatin me snajper ndaj një të dënuar në burgun e Vaqarrit, për të përsëritur disa veprime hetimore dhe pyetje dëshmitarësh.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’. Mes të tjerash do të këqyren pamjet filmike të vilës së Xhelal Mziut ku është fiksuar autori i dyshuar. Gjithashtu do të bëhet një eksperiment hetimor. Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Kolaveri u lirua nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit, ndërsa ai do të qëndrojë në mbikëqyrje elektronike. Ndërsa punonjës policie do të mbajnë nën vëzhgim banesën.
Shfaq Komentet (0)