Kronikë

Plas sherri mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me mjet prerës 22-vjeçari, arrestohet autori

11:55 - 27.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar është plagosur me thikë,  pas një sherri të ndodhur mes disa të rinjsh ditën e sotme në Peshkopi.




Lidhur me ngjarjen Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, njëri prej tyre plagosi me mjet prerës një 22-vjeçar, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Vihet në pranga autori i plagosjes, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen “Treg”, Peshkopi, po ndodhte një konflikt fizik mes disa të rinjve, ku falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi i shtetasit :

  1. S., 26 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin T. T., 22 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka rezultuar se janë përfshirë në konflikt për të cilët ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për shtetasit : Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç, B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.