Kronikë

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas këmbësoren 60-vjeçare

12:52 - 26.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka përplasur një kalimtare.




Mësohet se një kamion ka përplasur një kalimtare rreth 60-vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila ka mbetur për disa minuta e bllokuar poshtë rrotave të mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.