Kronikë

Detaje të reja nga operacioni në Gjirokastër/ 34-vjeçari përdorues dhe shpërndarës droge, mes autorëve dhe një grua

20:43 - 10.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja për operacionin e policisë në Gjirokastër që çoi në arrestimin e tre personave për pengmarrje. Mësohet se 34-vjeçari Julian Gjonçaj i cili u mor peng për disa orë dhe u mbajt nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar me inicialet D. K..




Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje. Për disa orë 34-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal që ushtronte 34-vjeçari. Asnjë prej të ndaluarve nuk ka deklaruar ende asgjë për policinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë”, njoftoi policia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.