BOTA

Analiza e “Reuters”: NATO do të ketë rol dytësor nëse Rusia pushton Ukrainën. Cili do të ishte qëndrimi i Turqisë?

14:47 - 18.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfshirja e Turqisë, një anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, do të ishte vendimtare

Përgatiti: Genc Çaushi




NATO-ja ka të ngjarë të forcojë praninë e trupave të saj në rajonin e Detit te Zi dhe Baltik, nderkohe qe shmang sulmet kibernetike nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, thanë burime diplomatike.

Por me aleancën ushtarake perëndimore pa asnjë detyrim për të mbrojtur Ukrainën, e cila nuk është anëtare e NATO-s, disa nga vendimet më të vështira per tu ndermarre mund të bien mbi Bashkimin Evropian.

Ato mund te përfshijnë mënyrën se si të goditet Moska me çdo sanksion të ri ekonomik, pasojat nga çdo mungesë e gazit natyror rus në Evropë dhe pranimi i refugjatëve që ikin nga lufta.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka thënë se diplomacia javën e kaluar kishte perfunduar në një “rruge pa krye” ne lidhje me kërkesat ligjore mbi ceshtjen e sigurisë. Të dërguarit dhe ekspertët janë të ndarë nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën.
Kremlini ka grumbulluar 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, një grumbullim që Perëndimi thotë se është përgatitje për luftë për të ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Rusia mohon planifikimin e një pushtimi.
NATO po intensifikon tashmë strategjinë që ka përdorur që kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, me më shumë planifikim ushtarak mbrojtës, duke modernizuar masat parandaluese, duke mbështetur Ukrainën me ekipe për luftën kibernetike dhe duke kërkuar dialog me Moskën.

Meqenëse ekziston rreziku i përhapjes së ndonjë konflikti në territorin e NATO-s rreth Detit të Zi, aleanca përballet me dilemën se sa shumë duhet të përgatitet dhe si të mbështesë Kievin.

Edhe pse NATO ra dakord në samitin e Bukureshtit në 2008 që Ukraina do të bëhej një ditë anëtare e NATO-s, aleanca nuk është e detyruar nga traktati themelues për të mbrojtur Ukrainën.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të luftuar ushtarët rusë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha më 30 nëntor: “Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis aleatëve të NATO-s dhe partneres Ukrainë… Ukraina është një partner shumë i vlerësuar.”
Dy diplomatë të NATO-s thanë se hapat për të mbështetur Ukrainën mund të variojnë nga më shumë armatime dhe drone amerikane për forcat e armatosura ukrainase deri te trajnimi i intensifikuar i forcave ukrainase – veçanërisht në mënyrat për të reaguar ndaj çdo sulmi me raketa ruse. Britania ka filluar të furnizojë Ukrainën me armë antitank.
Stoltenberg tha se aleanca ushtarake perëndimore do të nënshkruajë një marrëveshje për bashkëpunim më të ngushtë të sigurisë kibernetike me Kievin në ditët në vijim, pa dhënë më shumë detaje, pas sulmeve kibernetike në faqet e internetit të qeverisë ukrainase javën e kaluar.

FOKUSI BALTIK i NATO-s

Hans-Lothar Domroese, një gjeneral gjerman në pension, i cili mbajti nje nga postet më të larta të NATO-s deri në vitin 2016, tha se nëse Rusia pushton Ukrainën, NATO do të “ngrejë nivelet e gatishmërisë”.

“NATO mund të përforcojë frontin lindor, duke dërguar njësi më të mëdha ushtarake në Poloni dhe shtetet baltike, diçka që NATO e ka përjashtuar deri më tani. NATO mund të bazojë gjithashtu trupa në Evropën juglindore,” i tha ai Reuters.
Kjo do të ishte ende në mbrojtje të territorit të NATO-s, por do të dërgonte një mesazh vendosmërie për Rusinë.

Që nga viti 2014, NATO i ka dhënë përparësi përforcimit të Balltikut dhe ka dislokuar katër grupe shumëkombëshe me madhësi batalioni të udhëhequr nga Kanadaja, Gjermania, Britania dhe Shtetet e Bashkuara në Letoni, Lituani, Estoni dhe Poloni.

Kryeministri i Estonisë i tha Reuters javën e kaluar se shtetet baltike po bisedonin me aleatët për rritjen e dislokimeve ushtarake në tokën e tyre dhe Stoltenberg ka thënë se çdo sulm rus ndaj Ukrainës do të nxiste marrjen e një vendim.
Danimarka ra dakord javën e kaluar të dërgojë katër avionë të tjerë luftarakë F-16 në Lituani dhe një fregatë për të ndihmuar në patrullimin e ujrave ne Detnt Baltik.

Trupat shërbejnë si një “mjet alarmi” për forcën e reagimit prej 40,000 trupash të NATO-s që të hyjnë shpejt dhe të sjellin më shumë trupa dhe armë amerikane nga përtej Atlantikut.

MUNDESIA E PERHAPJES SE KONFLIKTIT NE RAJONIN E DETIT TE ZI

Gjenerali amerikan në pension Ben Hodges, i cili komandonte forcat e ushtrisë amerikane në Evropë nga viti 2014 deri në vitin 2017, tha se aleatët e NATO-s duhet të përgatiten për pasoja më të gjera nga çdo pushtim rus në Ukrainë. Ai paralajmëroi se gadishulli i militarizuar i Krimesë është bërë “aeroplanmbajtësja e pathyeshme” e Rusisë.

“Unë do të prisja që nëse do të ketë ofensivë të re në një shkallë të konsiderueshme, ka shans për një pershkallezim te me tejshem qoftë në det, në ajër, në kibernetikë”, tha Hodges për Reuters.

“Nëse ka një ofensivë të re, atëherë ne kemi tre aleatë të NATO-s në rajonin e Detit të Zi: Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë… Ne duhet të marrim të gjitha hapat për mbrojtjen tonë kolektive.”
Dy diplomatët e NATO-s thanë se ministrat e mbrojtjes aleate ka të ngjarë të diskutojnë muajin e ardhshëm dërgimin e më shumë forcave në selinë e divizionit shumëkombësh të NATO-s në Rumani. Ndonëse funksionale që nga viti 2017, ajo mbetet vetëm një komandë tokësore, pa forca të menjëhershme ajrore, detare apo speciale.

Hodges tha se një qendër operacionale më thelbësore do të përfshinte më shumë stërvitje detare dhe ajrore, shkëmbim të inteligjencës, monitorim më të madh të nëndetëseve ruse dhe vizita në portin tregtar të Krimes dhe sëfundimi përgatitje më të mirë për konfliktin.

Rumania ka kërkuar një prani më të madhe detare të NATO-s në Detin e Zi, por fqinji i saj, Bullgaria është e kujdesshme për të mos provokuar Rusinë. Përfshirja e Turqisë, një anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, do të ishte vendimtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.