POLITIKË

11 vjet nga 21 Janari/ Rama: Vrasja barbare e 4 protestuesve paqësorë kërkon drejtësi

08:44 - 21.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot me anë të një postimi në Facebook në lidhje me 11-vjetorin e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës së asaj kohe. Teksa ka publikuar foton e një trëndafili të kuq, Rama e shoqëron edhe me një shkrim të shkurtër, ku ka shprehur bindjen se drejtësia vonon por nuk harron, ndërsa ka nderuar protestuesit e vrarë, vrasja e të cilëve, sipas Ramës, kërkon drejtësi.



 Postimi i Edi Ramës:

Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi

Në protestën që përfshiu vendin më 21 janar, mbetën të vrarë 4 qytetarë, më konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Asokohe në qeveri ishte Partia Demokratike, ndërkohë që Partia Socialiste ishte në opozitë. Protesta degjeneroi në dhunë, dhe djegie, mes të cilës Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve.

 

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.