AKTUALITET

Plumbat drejt lokalit në Shkodër, në pranga 31-vjeçari, u rikthye i dehur me armë zjarri

19:21 - 22.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31-vjeçar me iniciale K.K. është arrestuar nga policia pasi një natë më parë hapi zjarr drejt një lokali në Shkodër duke rrezikuar jetën e klientëve. Ngjarja ndodhi në lokalin në pronësi të Nikolle Dushaj rreth orës 20:40 të së premtes. Policia bën me dije se i riu ka qenë në lokal duke konsumuar alkool. Pasi është larguar ai është rikthyer përsëri duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit.




Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali. Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.