Kryesore

“Rilindja” e PD më 6 mars nis nga Dibra, shansi i Bashës për fitoren e bashkisë. Votat në 4 zgjedhjet e fundit

10:49 - 22.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Dibrës ngeli pa drejtues, kur kryebashkiaku Dionis Imeraj vendosi të kandidojë dhe u zgjodh deputet i PS-së më 25 prill 2021.




Gara e 6 marsit në Dibër përmban specifika të veçanta. Faktorët lokalë do të jenë vendimtarë në përcaktimin e fituesit të bashkisë dhe Lulzim Basha ka një shans real të tregojë forcën mbi Ramën, Berishën dhe Metën.

Dy deputetët e PD, Xhelal Mziu dhe Kreshnik Çollaku jo vetëm nuk u rreshtuan me “Foltoren” por ishin dhe janë aktivë në mbrojtje të Bashës. Nga ana tjetër, LSI nuk e ka më peshën që ka patur në atë zonë dhe konsumimi 9-vjeçar i PS është “bonus” për PD-në.

Dy ditë para ndërrimit të viteve, Lulzim Basha organizoi një takim të madh me demokratët në Dibër dhe mbështetja për të dalloi nga ajo në qytete të tjera.

Me gjasë, PS-ja nuk do të jetë agresive për fitore me çdo kusht. Rama paralajmëroi se pavarësisht se synon fitoren në të gjashta bashkitë, fokusi i tij është tjetërkund, tek “Këshilli Kombëtar”.

Ndoshta, “rilindja” e opozitës do të nisë nga Dibra.

Më poshtë, rezultatet e 4 zgjedhjeve të fundit atje.

BASHKIA DIBER   

Zgjedhjet parlamentare 2021

PS        11459 vota

PD        13747 vota

LSI       2333 vota

Zgjedhjet vendore 2019 (vota për partinë)

PS        7,198

G99       1,516

PD-LSI     Bojkot

Zgjedhjet parlamentare 2017 

PS        9.370 vota

PD        8.220 vota

PDIU      9.985 vota

LSI        3.792 vota

Zgjedhjet vendore 2015 (vota për partinë) 

PS        6,876 vota

PD        8,101 vota

LSI       2,878 vota


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.