DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Heroina, policia arrestohen 2 kapot durrsakë. Shpartallohet në Itali klani “Katroshi”

07:00 - 11.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 11 maj 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Heroina

Policia arrestohen 2 kapot durrsakë

Shpartallohet në Itali klani “Katroshi”

Prokurori i Barit zbulon gjithë detajet e operacionit. Organizata shtrihej në shumë qytete italiane. Kalonte nga Durrësi çdo muaj 20-30 kilogram drogë. Si paguheshin korrierët vendës dhe kush ndihmonte në fshehjen e rrjetit. Kush janë anëtarët e tjerë të grupit që vepronte nga janari i 1999

Të ndaluarit e parë, ku figurojnë emra të njohur trafikantësh ndërkombëtarë shqiptarë, janë shënuar në listën e prokurorisë të Barit, së bashku me disa italianë, që ishin thjesht në rolin e korrierit

 

 

 Krerët e organizatës kriminale, emra të njohur dhe të kërkuar ndërkombëtarë

 Goditen durrsakët e drogës

Italianët prangosin grupin “Katroshi”

Shqiptarët e ndaluar

– Arjan Katroshi 43 vjeç nga Durrësi (trafikant ndërkombëtar)

– Alfred Katro 36 vjeç nga Durrësi (bosi i organizatës kriminale)

– Albana Katro 30 vjeç nga Durrësi (e dyshuar për trafik narkotikësh)

– Ylber Balla 32 vjeç nga Durrësi (furnizonte me heroinë Padovën)

– Roland Nani 39 vjeç nga Durrësi (furnizonte me heroinë Udinen)

 Shpartallohet një prej rrjeteve më të fuqishme të drogës që vepronte në linjën Shqipëri – Itali. Të ndaluarit e parë, ku figurojnë emra të njohur trafikantësh ndërkombëtarë shqiptarë, janë shënuar në listën e prokurorisë të Barit, së bashku me disa italianë, që ishin thjesht në rolin e korrierit. Të gjitha veprimet e trafikut të drogës, ku për 15 muaj mendohet të jenë importuar nga Shqipëria rreth 450 kilogramë heroinë, janë kryer nga shqiptarët që mendohet të jenë dhe krerët e kësaj organizate të fuqishme.

 Arjan Katroshi 43 vjeç nga Durrësi, Alfred Katro 36 vjeç nga Durrësi, Albana Katro 30 vjeç nga Durrësi, Ylber Balla 32 vjeç nga Durrësi, Roland Nani 39 vjeç nga Durrësi janë disa prej shqiptarëve të ndaluar nga ana e policisë italiane, pas urdhërarresteve të firmosur nga prokuroria e Barit. Në një konferencë për shtyp, kryeprokurori i Barit Giovani Giorgio ka deklaurar të enjten, se Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Mesdheut. “Grupi që ne kemi ndaluar, mendohet të kenë importuar nga janari i 1999 deri në mars të 2000 nga 20-30 kilogramë heroinë mesatarisht për çdo muaj. Sapo droga mbërrinte nëpërmjet detit në Bari, Brindizi dhe Leçe, ajo merrej nga shpërndarësit dhe shitej nëpër Avellino, Udine e Padova. Ata që e drejtonin këtë trafik, i cili kapte shifrën e milionave euro, ishin trafikantët shqiptarë, të cilët shfrytëzonin korrierë italianë, që nuk binin në sy. Për çdo kilogram heroinë që kalonin mes dy brigjeve ata merrnin një shpërblim prej 750 eurosh. Sipas hetimeve të deritanishme, droga transportohej me tragetet e linjës, peshkarexha ose anije tregtare” ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp, kryeprokurori i Barit, Giorgio. Një ndër të dyshuarit kryesorë, është dhe Arjan Katroshi, i cili dyshohet të jetë një trafikant ndërkombëtar i drogës, për të cilin prokuroria e Barit ka të hapura dhe disa çështje të tjera penale. Bosi i kësaj organizate mafioze, tashmë i arrestuar mendohet të jetë Alfred Katro, ndërsa bashkëshortja e tij, Albana është në arrest shtëpiak si e dyshuar për bashkëpunim me këtë organizatë. Shqiptarët e tjerë të ndaluar, dyshohet të jenë shpërndarës në qytete të ndryshme të Italisë. Bashkë me shqiptarët janë ndaluar italianët Massimo Sbaffi 40 vjeç dhe Donato Marciante, punëtorë në një traget, shoferi Giuseppe Fortugno 35 vjeç, peshkatari Bruno Brattoli 60 vjeç, të cilët mendohet të kenë qenë korrierët e organizatës mafioze shqiptare. Ndërkohë që Matteo Albatangelo 48 vjeç dhe Domenico Cipriani 36 vjeç, që ndodhen në burg, mendohet të jenë blerësit e heroinës të shqiptarëve.

(Marrë nga La Repubblica”)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.