BOTA

Evropa po përballet me një valë tjetër të Covid-19/ Kush janë shtetet që kanë pësuar rritje të rasteve!

08:49 - 22.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa shtete evropiane po përjetojnë rritje të theksuar të rasteve të reja me COVID-19, teksa ekspertët paralajmërojnë se me heqjen e të gjitha kufizimeve rastet mund të rriten përgjatë verës duke çuar në më shumë vdekje, raporton The Guardian.




Sipas programit shkencor “Our World in Data”, mesatarja e vazhdueshme e shtatë ditëve me rastet e reja për milion banorë është në rritje në shtetet si Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Greqia, Holanda dhe Danimarka.

Portugalia ka përjetuar valën më dramatike, me infeksione për milion në një mesatare shtatë-ditore prej 2,043 të hënën – norma e dytë më e lartë e rasteve të reja në botë.

Në Francë, shifra është rritur nga 224 më 13 qershor në 920 brenda një jave.

“Pandemia po përshpejtohet përsëri, pavarësisht motit të ngrohtë”, tha Benjamin Davido, një specialist i sëmundjeve infektive në spitalin Raymond-Poincaré jashtë Parisit.

Shkalla shtatë-ditore për milion është më e ulët në Gjermani, duke arritur 715 të hënën. Greqia po ashtu ka parë rritje, nga 377 për milion më 13 qershor në 681 këtë javë.

Në Itali, infeksionet e reja janë rritur nga 354 për milion në 549 brenda një jave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i vendit, tha se rastet ishin rritur për të dytën javë radhazi.

Përqindja e pacientëve të infektuar në njësitë e kujdesit intensiv vazhdoi të bjerë, por vetëm një nga 21 rajonet e Italisë konsiderohet ende rrezik “i ulët”, me 14 të klasifikuar si “të moderuar” dhe gjashtë të tjerët si “të lartë” për shkak të numrit në rritje të paralajmërimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.