BLUETOOTH

“Kam krehër për këmbët, 2 mijë euro i harxhoj vetëm për kremra”/ Moderatorja shqiptare e nxjerr LIVE në studio dhe zbulon si i fiton paratë!

15:45 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

VIP-at shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që shfaqin në rrjetet sociale dhe udhëtimet jashtë vendit, ku dhe shpesh bien pre e paragjykimeve nga ndjekësit se ku i gjejnë të ardhurat.




Erjola Doçi ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në rrjet për shkak të një deklarate që bëri në një intervistë. Ajo nuk ngurroi që të tregonte shifrat marramendëse të shpenzimeve për trajtimet e fytyrës.

Ajo u shpreh se harxhon minimumi 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre në muaj. Deklarata e saj i habiti të gjithë, pasi më pas shtoi se ka një krehër për të krehur këmbët pas dushit.

Pas këtyre deklaratave, njerëzit nisën duke pyetur se “çfarë pune bën, që ka kaq shumë shpenzime”.

Këtë e ka sqaruar ditën e sotme teksa ishte pjesë e rubrikës “Në Trotuar” në “E Diell”. Edhe pse ishte duke u diskutuar një temë krejt tjetër, ajo tërhoqi vëmendjen kur nxori krehërin e këmbëve.

“Dikush ka prioritet të vishet, të blejë rroba, unë kam prioritet të kujdesem për lëkurën, higjienën. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, por më shumë”, tha Erjola.

Ndërsa pyetjes se “çfarë pune bën dhe kush e mban”, ajo shtoi:

“E para më mban Erjola, familja. E dyta e kam thënë shkon një kosto aq me apo pa bashkëpunime. Dy tagg në rrjetet sociale na bëjnë sa dy mijë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.