LAJMI I FUNDIT

“Ka shumë presion!”- De Biasi i sugjeron Strakoshës: Largohu nga Italia, duhet të përmirësohesh

22:15 - 30.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thomas Strakosha përfundoi aventurën e tij me klubin e Lazios, duke preferuar që të ndërrojë ambient. Rreth situatës së portierit shqiptar ka folur ish trajneri i Kombëtares kuqezi, Gianni de Biasi. De Biasi i sugjeron “gardianit” të njohur që të largohet nga Italia, zgjidhje kjo për të më e mira e mundshme.




“Strakosha duhet të përmirësohet dhe pak më shumë. Mendoj se ai duhet të largohet nga Italia, që të luajë me paqe në mendjen e tij. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve”, u shpreh De Biasi.

 

Strakosha

 

 

 

Thomas Strakosha kërkohet nga disa skuadra, ku mund të përmendim Newcastle dhe Fulham, ndërsa si alternativë e vështirë është Chelsea.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.