Kronikë

Plagoset me thikë adoleshenti në Cërrik, ndodhet në gjendje të rëndë. Arrestohet 15-vjeçari që kreu krimin

22:55 - 30.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me thikë është regjistrur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Cërrik.




Të përfshirë në ngjarje kanë qenë dy 15-vjeçarë, njëri prej të cilëve ka përfunduar në spital, në gjendje të rëndë për jetën dhe tjetri në pranga.

Autoritetet njoftojnë se i mituri me iniciale N.P., rreth 15 vjeç plagosi bashkëmoshatarin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Nga ana e tij, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Cërrik

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.