BLUETOOTH

Tayna në një romancë të re? Reperja fotografohet me futbollistin e njohur (Foto)

11:53 - 01.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperja e njohur Tayna është goxha e suksesshme në karrierën e saj muzikore.
Artistja është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë poston foto goxha provokuese për ndjekësit duke shfaqur gjithmonë linjat e saj perfekte trupore. Mirëpo kur vjen puna për jetën e saj sentimentale, reperja nuk është dhe aq e hapur.

Ajo e ka ruajtur në mënyrë hermetike jetën e saj personale, ku dhe nëpër intervista të ndryshme ajo ka treguar gjithmonë se nuk ka një partner në krahë dhe nuk ka dhënë më shumë detaje.




Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të këngëtares e cila ndodhet në Milano dhe krahë saj është një mashkull misterioz i cili dyshohet se është futbollisti i njohur Giovani Santoro. Dyshja shihen duke shkrepur disa fotografi me njëri-tjetrin. (Pamjet janë publikuar nga faqja ‘Vipat e Bllokut’).


Kjo nuk është hera e parë që Tayna përflitet për romancë. Disa kohë më parë artistja u fotografua pranë një mashkulli misterioz, kaq u desh dhe fansat nisën menjëherë aludimet. Por thashethemet u hodhën poshtë pasi erdhi menjëherë reagimi Taynës me një postim në InstaStory ku shfaqej me dy djem të cilët janë menaxherët e saj dhe krahas fotos shkroi: “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz. Vërtet menduat se gjetët diçka”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.