AKTUALITET

Flet e afërmja e 7-vjeçares që u vra në Himarë: Po fshihen detaje të rënda, prindërit do t’i drejtohen ambasadës britanike për të depozituar provat

13:20 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares së vrarë 4 ditë më parë në Himarë pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase tha se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia.




Kuçana u shpreh se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme”, tha Kurçana.

Ajo tha se do të depozitohen në prokurori video me fakte shumë të rënda, për të cilat ka shumë dëshmitarë.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.