Kryesore

“Rama të ikë i pari! E keqja është kudo!”- Qytetarët në protestë: Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator!

19:47 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e dytë, e organizuar nga shoqëria civile dhe e mbështetur nga partitë politike për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase, po mbahet këtë të hënë.




Protesta e parë, ajo e 4 gushtit doli me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit të policisë. Sot qytetarët janë mbledhur sërish te Ministria e Brendshme.

Ata shprehen se ka shumë arsye për të protestuar dhe se shteti nuk ka derë të hapur për hallet e qytetarëve.

Qytetar: Sot jam në këtë protestë për të protestuar kundër kokëfortësisë së kryeministrit që nuk shkarkon dy ministra. Nuk kam ardhur as për të mbështetur as ndonjë forcë politike, jam qytetar i lirë, i thjeshtë. Jam kundër kësaj arrogance. Në Holandë policia qëlloi një studente dhe ministri dha menjëherë dorëheqjen.

Ministrisë së Brendshme duhet t’i hiqet drejtuesi politik që është koka e gjarprit. Ministrisë së Turizmit duhet t’i hiqet Kumbaro që shiti Butrintin. jam qytetar i thjeshtë, patriot, në Shqipëri po komandojnë globalistët.

Arrogancën e kryeministrit dhe kokëfortësinë e tij për ta quajtur një gjë kalimtare dënoj me forcën e votës dhe shpirtit. Është arrogant, i pari që duhet të japë dorëheqjen është kryeministri. Pastaj ministri Çuçi dhe Kumbaro. Është ai përgjegjësi. Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator. E keqja është derë më derë. Shqiptarët kanë 30 vjet që flenë gjumë. Kur të vijë e keqja, do thonë ua ç’na gjeti, prandaj duhet të protestojmë.

Qytetar 1: Janë shumë arsye për protestë, por kryesorja është për vajzën e vogël. Edhe unë jam prind, kam nipa, mbesa. Nuk ndihemi as të sigurt, as për problemet e hallet që kemi nuk na përgjigjet njeri. Janë dyert e mbyllura ngado që vemi.

Qytetare: Më ka bërë ndjenja e gjyshes të jem në këtë protestë. Të humbasim atë mendimin ç’më duhet mua. Nesër mund të jetë i imi. Deri kur do vazhdojmë kështu lësho, lësho e mos kërko?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.