AKTUALITET

E-Albania në normalitet rreth një muaj pas sulmit kibernetik! Cilat shërbime funksionojnë plotësisht (LISTA)

15:34 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme në portalin qeveritar e-Albania, rreth një muaj pas sulmit kibernetik mbi sistemet elektronike shtetërorë, bën me dije Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të premten.




Sipas Agjencisë së Informacionit, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë, ndërsa platforma mund të aksesohet dhe nga jashtë territorit të për të aplikuar  për 36 shërbimet konsullore.

Njoftimi:

Pas thuajse 4 javësh kundërveprimi intensive, ndaj agresionit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

Janë në funksion të plotë shërbimet e:

– Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;

– Kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë;

– Aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore;

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.

Me qëllim vijimin e mëtejshëm të procedurave administrative për aplikimet e ngarkuara në sistemin e-Leje, në mbështetje të VKM-së Nr. 430, datë 11.7.2018 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje)”, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI):

▪ ofron asistencë ligjore dhe procedurale ndaj Bashkive dhe institucioneve që kanë akses në sistemin elektronik e-Leje;

▪ përgatit udhëzimin përkatës mbi bazën e të cilit do të operojnë të gjithë aktorët e përfshirë në proces, që dërgohet për shqyrtim dhe miratim dhe pranë Këshillit Kombëtar të Territorit.

AKSHI shpreh edhe një herë mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit, që ia dolën të rikuperojnë, në një kohë record, shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën e ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve.

Hakerat publikojnë dokumentet shtetërore: Kemi akses tek institucionet!

VIDEO/ Kush fshihet pas sulmit kibernetik të “e-Albania”?! Hakerat publikojnë dokumentet shtetërore: Kemi akses tek institucionet!

Pasi kryen sulmin kibernetik, që paralizoi gjithë shtetin shqiptar, në rrjet qarkullon një ëebsite me emrin “HomelandJustice.ru” “Drejtësi për Atdheun”.

Në atë kohë, nuk dihej nëse ky grupim kishte lidhje me hakerat, të cilët sulmuan me agresivitet serverat e platformës qeveritare e-Albania dhe institucioneve të tjera për ditë me radhe, por në të fillimisht kishte sulm ndaj AKSH-it, si dhe bëheshin thirrje kundër disidenteve iranianë, të cilët janë strehuar në Manëz të Durrësit, dhe përbëhet nga një komunitet prej 3000 personash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.