Kronikë

Përdhunoi nipin 7-vjeçar, prokuroria e Beratit çon për gjykim dosjen e 46-vjeçarit nga Prizreni

13:43 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Beratit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen penale për Belul Kokollari, nga Kosova, i akuzuar për përdhunimin e nipit të tij 7-vjeç.




Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet për 46-vjeçarin Belul Kokollari, lindur në Prizren, që akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Kosovë, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.

Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit, e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Sipas hetimeve, Prokuroria e Beratit konfirmon se, provohet se shtetasi Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, asokohe kur ndodhi ngjarja e rëndë 7-vjeç.

Denoncimi

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit është bërë nga nëna e të miturit që ka denoncuar në polici vëllanë e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur. Ajo ka deklaruar se pasi ka ndenjur 5-ditë në Kosovë me djalin, kur është kthyer në Berat ka parë djali trembej natën dhe fliste përçart. Pasi e ka zgjuar nga gjumi dhe e ka pyetur, nëna thotë se djali ja ka treguar të gjitha, edhe pse në fillim kishte frikë të tregonte të tregonte sepse Beluli e kishte kërcënuar me armë.

Hetimet

Shpresa e ka çuar djalin në polici, ku ai është pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve. Pasi djali ka deklaruar se ka fjetur me dajën në Kosovë dhe se ai e kishte përdhunuar, i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe ju nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor që konfirmoi thëniet e nënës dhe djalit.

I akuzuari Belul Kokollari mësohet se nuk e ka pranuar krimin, madje ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar një ekzaminim për gjendjen e tij mendore por pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se ai nuk vuan dhe nuk ka vuajtur asnjëherë nga probleme të shëndetit mendor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.