AKTUALITET

Kërcënoi policin që i prangosi të vëllanë për kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër/ I gjendet një thikë!

14:20 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi kërcënoi një efektiv policie. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit I.O. iu gjet edhe një thikë.




Sipas policisë, 38-vjeçari kërcënoi efektivin e policisë, pasi ky i fundit i kishte arrestuar të vëllanë pasi është kapur me kanabis.

Njoftimi i policisë:

Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 38-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit I. O., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.