Kronikë

Përplasja me pasojë plagosjen në Vlorë-Selenicë, reagon policia: U dëmtua pasagjeria, si paraqitet gjendja e saj

21:30 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka zbuluar detaje të mëtejshme në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Vlorë-Selenicë.




VIDEO/ Aksident në Vlorë, plagosen 2 persona! Njëra nga makinat përfundoi në kanal nga shpejtësia e lartë

Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet tip “Benz” me shoferin I. C., 36 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtuesin A. A., 51 vjeç.

Për shkak të përplasjes, ka marrë lëndime pasagjeria e “Nissan-it”, qytetarja me iniciale M. A., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Armen, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I. C., 36 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. A., 51 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar pasagjeria e këtij mjeti, shtetasja M. A., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.