Kronikë

EMRI/ Atentat në Elbasan, ekzekutohet 25-vjeçari teksa po hipte në makinë (VIDEO)

22:07 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një person ka humbur jetën si pasojë e një atentati mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.




Në bazë të pamjeve të mbërritura në redaksinë e Gazetës Shqiptare, vihet re se ka një prezencë tepër të lartë të shërbimeve të Policisë së Shtetit në vendngjarje.

Konfirmohet se viktima është qëlluar me armë teksa hipte në makinë, duke mbetur i vdekur në vend. Ai është identifikuar si Madrit Ulqinaku, 25 vjeç.

Efektivët kanë rrethuar skenën e krimit, teksa duket se pjesëtarët e grupit hetimor po kryejnë këqyrjen paraprake të personit që ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

 

Vijon…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.