Kryesore

Rritja e çmimit të energjisë, Tabaku: Klubi i oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve!

15:35 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me fashat e çmimit të energjisë elektrike.




Me anë të një postimi në Facebook, ajo u shpreh se nga 1 tetori rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike.

Tabaku shtoi se ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve, të cilët kanë vendosur të marrin çdo qindarkë të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Nga 1 tetori rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kjo si pasojë e dakordësisë së ERE dhe qeverisë shqiptare për t’ia kaluar gjobën e korrupsionit qytetarëve.

 

 

Megjithse Shqipëria futet në stinën e shirave dhe ndonëse gjithë Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve.

Në 9 vite janë marrë 500 mln € borxhe për sektorin energjitik dhe sërishmi energjia është në ngërç.

Ku kanë shkuar borxhet për energjinë?!

Një ditë pas këtij vendimi që e kthen vendin më të varfër në rajon, Shqipërinë, në vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon: bursa e çmimeve të energjisë ka rënë për energjinë elektrike.

Ndërsa Europa dhe qeveritë e përgjegjshme vendosin buxhetin në funksion të qytetarëve. Këtu ndodh e anasjellta! Klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve.

Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.